

Discover more from THE FRONTLINER
Në vazhdën e zhvillimeve të fundit rreth akuzave ndaj Driton Kukës, një figurë e shquar në komunitetin e Xhudos në Kosovë, situata ka marrë një kthesë të re. Pas publikimit të artikullit të mëparshëm, të titulluar “Audio tronditëse që ngre shqetësime mbi sigurinë e vajzave në programin e Xhudos në Kosovë dhe që kërkon veprim të menjëhershëm” Kuka është përgjigjur publikisht, duke ngritur pikëpyetje për vërtetësinë dhe origjinën e audio inçizimit.
Ndërsa verifikimi zhvillohet, është e rëndësishme të sigurohet një përditësim mbi zhvillimet në vazhdim dhe hapat që po ndërmerren për të adresuar akuzat.
Sqarimi i reagimit të të akuzuarit:
Në deklaratën e tij publike, Driton Kuka pohon se audio inçizimi është bërë nga një individ i njohur për sharjet e tij me emra të ndryshëm.
Driton Kuka pretendon se personi kishte një telefonatë të regjistruar në emrin e tij 15 vjet më parë, duke lënë të kuptohet se ky person mund të jetë përgjegjës për regjistrimin në audio dhe botimin e asaj telefonate në YouTube.
Driton Kuka shpreh më tej synimin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore ndaj “THEFRONTLINER” dhe bën thirrje për njoftimin e autoriteteve të tjera për rastin.
Vazhdimi i hetimeve:
Në saje të reagimit të Driton Kukës, “THE FRONTLINER” ka vendosur që të largoj nga publiku artikullin e shkruar dhe botuar më 21 Maj, 2023, të titulluar “Audio tronditëse që ngre shqetësime mbi sigurinë e vajzave në programin e Xhudos në Kosovë dhe që kërkon veprim të menjëhershëm” — dhe të verifikoj në mënyrë aktive pretendimet. Ne duam t’ia bëjmë me dije publikut se duam ta verifikojmë vërtetësinë e regjistrimit me kujdes, duke përfshirë mundësinë e ngatërrimit ose atribuimit të rremë.
Zt. Driton Kuka është i mrëseardhur të paraqes dëshmitë ose reagimin e tij duke na shkruar në e-mailin tonë zyrtar të komunikimit.
Pretendimet e Driton Kukës dhe arsyetimi i “THE FRONTLINER'“
Verifikimet tona konfirmojnë se audio-inçizimi i sotëm i botuar në Reddit përputhet plotësisht me atë që zt Kuka e ka postuar në reagimin e tij në YouTube ku sipas të dhënave figuron se video materiali ishte botuar në YouTube më 8 Janar, 2013, para 10 viteve dhe jo para 15 viteve siç pohon Driton Kuka. Prandaj, ne e kemi larguar shkrimin e mëparshëm nga botimi.
Ne duam t’ia bëjmë me dije Driton Kukës se është përgjegjësi e tija që të kërkoj nga YouTube për largimin e video-materialit të cilin ai e ka ofruar në murin e tij si reagim. Por, për habi zt. Kuka nuk shkruan asgjë për materialin e botuar në Reddit.
Ne e kemi gjetur audio-inçizimin në rrjetin social Reddit në këtë vegëz: https://www.reddit.com/r/kosovo/comments/13nkwc7/trajneri_legjendar_toni_kuka_duke_dhene_keshilla/ — dhe zt. Kuka dhe publiku lexues duhet ta ketë të qartë se botimi i këtij materiali në Reddit ishte bërë sot më 21 Maj, 2023 — dhe është përcjellur tek ne. Duam t’ia bëjmë me dije zt Driton Kuka dhe publikut se pavarësisht përpjekjeve të panumërta për të verifikuar nëse një postim i tillë në emrin e zt Kuka është bërë online, nuk e kemi gjetur askund tjetër pos në momentin kur zt. Kuka e ka botuar atë në murin e tij, duke pohuar se ai është i vetëdijshëm se një audio e tillë ekziston e futur në një video postim në internet. Vetë postimi për të cilin zt. Driton Kuka konfirmon të jetë në dijeni, nuk përmban asnjë shkronjë të emrit të tij, por kur dëgjohet, përputhet me videon që kemi gjetur ne në Reddit.
Edhe pse Driton Kuka pretendon se kjo ka qenë një shaka dhe individë të shumtë (kryesisht përkrahës të tij) e shkruajnë të njejtin qëndrim duke pohuar se kjo ishte një shaka, ne jemi ende në mëdyshje se si z. Driton Kuka duke marrë parasysh imazhin e tij publik ka lejuar që një material i tillë të mbetet në internet ku një individ kryen një vepër kriminale kundër një viktime femër në emrin e zt. Driton Kuka.
Në saje të ketij postimi, duket se zt. Driton Kuka ka qenë i vetëdijshëm për një material të tillë, për të cilin ai pretendon se është një shaka. Ne, nuk e dijmë nëse kjo është një shaka, apo një e vërtetë.
Nëse pohimet e zt. Driton Kuka dalin të jenë të vërteta, kjo është megjithatë një “shaka” e tmerrshme dhe e papranueshme. Kjo, poashtu nuk do të thotë se z. Driton Kuka duhet të lirohet nga pasojat e llogaridhënies, sepse narrativa e përdorur për atë që ai thotë se është "shaka" është një vepër e rëndë penale, gjë që është arsyeja pse ne e prodhuam një artikull për të ndërgjegjësuar publikun dhe për të bërë thirrje për llogaridhënie, dhe kjo është puna jonë si gazetarë.
Megjithatë, ne besojmë se autoritetet duhet të hetojnë videot dhe qartësinë se kush i ka prodhuar dhe pse. Deri atëherë, ne do ta mbajmë këtë postim online dhe nuk jemi të detyruar ndaj askujt për shpjegime të mëtejshme.
Është e rëndësishme që z. Driton Kuka të trajtojë me seriozitet sjelljen e fansave të tij, të cilët vazhdimisht i dërgojnë mesazhe private dhe angazhohen me kërcënime të shkruara në llogarinë personale të autorit. Sjellja e shfaqur nga këta individë pasqyron natyrën shqetësuese të karakterit të bisedës së diskutuar në dyshimet për të cilat ka shkruar autori.
Është thelbësore që z. Kuka të reflektojë dhe të trajtojë publikisht pyetjen se përse nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për më shumë se dhjetë vjet, pasi ai pretendon se e ka ditur për dikë që ka përdorur emrin e tij, duke ushtruar dhunë verbale dhe kërcënime ndaj një viktime femër në emrin e tij. Publiku dhe ne si palë e interesuar meritojmë një shpjegim nga z. Kuka lidhur me mosveprimin e tij gjatë kësaj periudhe dhjetë vjeçare.
Ruajtja e objektivitetit:
Si gazetarë, është thelbësore për ne të ruajmë objektivitetin dhe të mbetemi të fokusuar në sigurimin e raportimit të saktë dhe të drejtë. Ndërsa përgjigja e Driton Kukës ngre pikëpyetje, është e rëndësishme t'i qasemi hetimit pa paragjykime dhe t'i lëmë provat të udhëheqin përfundimet tona.
Mbrojtja e burimeve dhe viktimave:
Gjatë gjithë këtij procesi, mbrojtja e burimeve dhe viktimave të mundshme mbetet një prioritet kryesor. Është e domosdoshme të respektohet privatësia e tyre dhe të ruhet anonimiteti i tyre nëse kërkohet. Ne po i marrim masat e duhura për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre gjatë kësaj periudhe të ndjeshme.
Konsiderata ligjore:
Konsultimet me këshilltarët ligjorë janë në vazhdim për të shqyrtuar çdo implikim ligjor që lidhet me këtë rast. Respektimi i kufijve ligjorë dhe sigurimi i trajtimit të përgjegjshëm të informacionit është me rëndësi të madhe për të ruajtur integritetin e hetimit dhe raportimit pasues.
Transparenca e vazhdueshme:
Ndërsa dalin informacione të reja dhe hetimi përparon, ne jemi të përkushtuar të mbajmë të informuar lexuesin tonë. Përditësimet e rregullta do të ofrohen për të siguruar transparencë dhe për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm në lidhje me akuzat kundër Driton Kukës dhe implikimet më të gjera për programin e Xhudos në Kosovë.
Dëshirojmë të inkurajojmë Driton Kukën që të heqë postimin në faqen e tij në facebook, ku sulmohet gazetari dhe i tregon klubit të fansave të tij llogarinë personale të gazetarit, pasi kjo është një përpjekje për të linçuar autorin dhe është e papranueshme.
Publikut dhe zt Kuka duam t’ia bëjmë me dije se sulmet ndaj autorit tani vetëm kanë filluar. Një shembull i sulmeve është i bashkëlidhur më poshtë në këtë postim dhe ne si redaksi e mbajmë përgjegjës zt Driton Kukën për çdo shqetësim të sigurisë së autorit Vudi Xhymshiti.