

Discover more from THE FRONTLINER
Trashëgimia katastrofike e Hashim Thaçit si kryeministër i Kosovës
Si ish-kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi është përballur me kritika për politika dhe veprime që kanë çuar në përkeqësimin e sistemit arsimor dhe korrupsion të shfrenuar.
SHËNIM I AUTORIT: Ky artikull, është botuar fillimisht më 1 mars 2016, shërben si një burim i vlefshëm për temën në fjalë. Është e rëndësishme të theksohet se rrethanat mund të kenë evoluar që nga publikimi i tij origjinal. Kërkoj nga lexuesit që ta marrin parasysh këtë dhe t'i qasen përmbajtjes duke marrë parasysh ndryshimet e mundshme që mund të kenë ndodhur.
Presidenti i ardhshëm i Kosovës, dikur ishte Kryeministër i vendit, pastaj zëvëndës kryeministër dhe ministër i punëve të jashtme. Le t’i hedhim një sy kronologjik se çfar të mira i solli ai vendit, derisa mbante këto përgjegjësi.
Gjatë kohës sa ai ishte Kryeministër, në qershor të vitit 2012, u vodhën 25/kg ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pej dhe fajtorët nuk u gjetën kurrë.
Cilësia e edukimit qytetarë dhe arsimimit universitar u rrënua nga politizimi i skajshëm. Me universitetin publik të zhytur thellë në plagjiaturë akademike dhe me mbi 30 universitete private që kishin prodhuar gjenerata të tëra prej diplomave, ku shumica e profesorëve, ishin bashkëpartiak të Hashim Thaçit.
Të gjitha raportet e progresit të BE-së ishin me nota negative, veçanërisht duke u përqëndruar në thirrjet e vazhdueshme për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Të gjitha raportet ndërkombëtare e kishin renditur Kosovën si vend gjysmë-autoritar dhe me korrupsion jashtëzakonisht të lartë. Përveq që ishte akuzuar nga Këshilli Evropian për dyshimet e përfshirjes së tij në tregtinë e organeve, gjatë kohës sa ai ishte kryeministër, shëndetësia publike jo që ishte shkatërruar, por u gjetën dëshmi se në klinikat private po vazhdonte veprimtaria e krimeve duke i tregëtuar organet jetësore të njerëzve. Kjo veprimtari kishte vazhduar me klinikën ‘Medicus’ në Prishtinë.
Kështu nga një skandal në tjetrin Kosova u bë top-temë e mediave botërore pas akuzave të Këshillit të Evropës, sipas të cilave Thaçi kishte udhëhequr një grup kriminal, të cilët dyshohen se kishin trafikuar organet e serbëve në atë që njihet si ‘Shtëpia e Verdhë’.
Hashim Thaçi kishte premtuar se do ta padiste raportuesin e Këshillit Evropian Dick Marty, por Thaçi nuk e bëri këtë, kështu ai duke pranuar në heshtje akuzat e lartëshkruara bëri që në vend të vinte gjykata speciale për të cilën, Hashim Thaçi që dikur mburrej të kishte qenë pjesë e UÇK-së, më vonë në një senacë të OKB-së, ai mburrej se kishte miratuar legjitimitetin e një gjykate speciale e cila do të provonte vërtetësinë e krimeve të supozuara të bëra nga UÇK-ja.
Gjatë detyrës së tij si shef i kabinetit qeveritarë, Këshilli Qëndror Zgjedhor ishte detyruar të tërhiqej nga kërkesa e saj për të instaluar kamerat e vëzhgimit në vendvotime, diçka që pasoi me manipulim masiv të procesit zgjedhor.
Kosova, i pagoi € 6 milion euro një kompanie izraelite për ta promovuar vendin e ri, me një material publicitar që doli të ishte plagjiat.
Gjatë karrierës së tij kryeministrore Hashim Thaçi shkatërroi ekonominë e vendit, duke e aplikuar privatizimin neoliberal siç ishte bërë në vendet Afrikane dhe ato të Amerikës Latine, duke rezultuar që fabrikat dhe ndërmarjet të shiteshin por investimet të mos vinin kurrë.
Distribucioni i KEK-ut ishte shitur për vetëm € 26 milion euro. Ishte nënshkruar një marrëveshje pa çmim për autostradën e kombit, që rezultoi të ishte autostrada më e shtrenjtë në Evropë, duke i siguruar ambasadorit amerikan Christopher Dell një emërim si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i “Bechtel & Enka” për kontinentin Afrikan.
Aeroporti i Prishtinës, ishte dhënë me koncesion për 20 vjet, për vetëm € 100 milion euro, deri tek fakti ku Dino Asanaj, i cili kishte udhëhequr procesin e privatizimit, ishte raportuar të ishte vetëvrarë, pasi ai siç thuhej i “kishte dhënë trupit të tij 12 goditje me thikë”.
Të zezat nuk kanë fund këtu, ato vazhdojnë me fillimin e valës së parë të imigrimit që solli tragjedinë në Lumin Tisa, deri tek ikja masive e mbi 5% e qytetarëve të vendit gjatë dhjetorit 2014 dhe shkurtit 2015.
Kosova mbeti pa pjesën e saj të bregut verior të Mitrovicës dhe pa ushtri. Mbi 50% e qytetarëve jetuan të papunë dhe thuajse gjysma e tyre jetuan në varfëri.
Vetëm Brenda vitit 2011 Hashim Thaçit i ishin refuzuar mbi 25 kërkesa për t’u takuar me krerët e vendeve të ndryshme Perëndimore.
Kosova bisedoi me Serbinë pa kushte, pa dënimin e krimeve të luftës, pa kthyer të pagjeturit, pa marrë dëmshpërblimet e luftës, pa marrë fondin pensional dhe artefaktet arkeologjike.
Kur Hashim Thaçi u bë ministër i jashtëm, [i cili dëshiron ta vazhdoj karrierën e tij politike si President i vendit!], Kosova mbeti e izoluar pa liberalizim të vizave, deri tek dështimi i anëtarësimit të saj në UNESKO, deri tek humbja e mbi 9000 hektarëve tokë të bujqve shqiptarë, pasi ai nënshkroi një marrëveshje të demarkacionit kufitar me Malin e Zi.
Kosova është vendi më i varfër dhe më i izoluar në Evropë. Një e treta e fuqisë punëtore është e papunë, dhe korrupsioni është i përhapur kudo.
Papunësia e të rinjve [atyre të moshës 25 dhe nën] qëndron në dy nga tre, dhe gati gjysma e 1.8 milion qytetarëve të Kosovës konsiderohen të jenë të varfër. Nga dhjetori 2014 deri në shkurt 2015, rreth pesë për qind e popullsisë ishin detyruar të largoheshin nga vendi në një përpjekje për të gjetur një jetë më të mirë, studime dhe punë më dinjitoze, duke marrë rrugën e pasigurt drejt vendeve më të pasura në BE.
Gjatë kohës sa Hashim Thaçi ishte Kryeministër i Kosovës, vendi është përballur me krizën më të rëndë politike që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008.
Në pesë muajt e fundit opozita ka ndërprerë punën e Kuvendit duke përdorur gaz lotsjellës, pluhur të specit djegës, bilbila dhe shishe me ujë, duke kërkuar që qeveria të heqë dorë nga një marrëveshje me Serbinë e cila marrëveshje ofron më shumë kompetenca për komunitetin etnik serb, si dhe një tjetër me Malin e Zi në demarkacionin e kufirit.
Shumë anëtarë të opozitës në vend vazhdimisht largohen me forcë nga zyrtarët e sigurisë ndërsa ata janë të ulur në seancat parlamentare dhe dërgohen në paraburgim për rolet e tyre të dyshuara në veprimet penguese ndaj seancave parlamentare.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, parlamenti duhet të zgjedhë një president të ri më së voni më 6 mars, ose të shpallë zgjedhje të parakohshme.
Mandati i presidentes aktuale Atifete Jahjaga, pritet të përfundojë më 7 Prill.